Zvicër, policia i konfiskon makinën të riut shqiptar për shkak shpejtësisë
Policia zvicerane i ka konfiskuar makinën një të riu shqiptar për shkak të shpejtësisë së madhe, njoftoi “Presheva Jone”.
Siç mësohet 24 vjeçari ka shkelur makinën mbi 111 km/h në fshatin Dulliken (SO), aty ku shpejtësia ishte e kufizuar deri në 50 km/h.
Policia zvicerane theksoi se makina është konfiskuar dhe se priten edhe masa të tjera ndëshkimore ndaj vozitësit të kësaj makine, i cili nuk ka respektuar rregullat e komunikacionit, por edhe ka rrezikuar banorët e këtij vendbanimi. (INA)


