UBT

Sadiku mes Gjermanisë dhe Zvicrës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Destiancioni i Armando Sadikut pritet të jetë Superliga e Zvicrës ose Bundesliga gjermane. Këtë e ka konfirmuar sulmuesi i Luganos, për të përditshëm sportive ‘Panorama Sport’.

‘E di që koha nuk pret, por tani kam në dorë vetëm dy opsione: një në Gjermani në Bundesligën e parë dhe një këtu në Zvicër, po në Kategorinë e parë. Kam folur me të dy drejtuesit e këtyre klubeve dhe brenda të mërkurës së javës që vjen (pasnesër) do kem vendosur përfundimisht se për cilën skuadër do firmos”, ka deklaruar ai.

Sulmuesi i Kombëtares ka bërë të ditur se gjatë kësaj vere ka pasur oferta të ndryshme nga ekipet angleze, rumune dhe meksikane, por i ka refuzuar ato.

FIDANISHTJA

“Mund t’ju them se kam pasur ofertë nga një klub në Angli, në kategorinë e tretë, të cilën e refuzova pasi nuk më dukej niveli im. Gjithashtu më pas kisha një ofertë në Rumani, në kategori të parë, por nuk më kënaqi aspak oferta që më bëri ai klub. Kam pasur tri oferta nga tri klube në Meksikë, edhe atje në kategori të parë, por m’u duk shumë larg për të shkuar në atë kampionat”, thekosi ai.

Sadiku ka zbuluar se kishte oferta edhe nga Fiorentina, Livorno, Genoa e Verona, por i ka dështuar transferimi pasi llogaritet si futbollistë ekstrakomunitar, pasi ka vetëm pasaportën e Shqipërisë.