Eko Higjiena

Shoqëria civile nga Lugina: Reformat e domosdoshme në BIK

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Bujanoc – Zhvillimet e fundit, në institucionin më të lartë fetar në Kosovë, pikërisht në Bashkësinë Islame të Kosovës, nuk lanë pa u reflektuar edhe në rajonin e Luginës së Preshevës.

Mosmarrëveshjet, shantazhet, përçarjet dhe grindjet deri në shkallë konflikti, kanë bërë që BIK-u, të shndërrohet në një arenë të qërimit të hesapeve, midis klanit të efendi Nam Tërnava dhe të tjerëve, të cilët dëshirojnë reforma dhe ndryshime në këtë institucion.

Kryetari, aktual, disavjeçar i BIK-ut, zotëri Tërnava, ka krijuar një “staus cuo” dhe ka prodhuar në mënyrë artificiale probleme për të vazhduar mandatin e tretë të jashtëligjshëm të kryetarllëkut, të cilin nuk ia lejon Kushtetuta e këtij institucioni fetar.

Marifetllëqet e zotit Tërnava e arritën kulmin, kur ai, me klanin e tij mafioz goditi Kuvendin e BIK-ut, organin më të lartë të këtij institucioni, duke shkarkuar kryetarin e saj dhe duke ndryshuar disa nene në Kushtetutë, të cilat nuk është dashur t’i prekte fare para zgjedhjeve në këtë institucion.

Në vend se të zhvillohen proceset e mbajtjes së zgjedhjeve normale në BIK, të bëhen reforma dhe të lirohet ky institucion i lartë fetar nga juridiksioni i Serbisë, mjerisht gjërat janë ka ashpërsohen dhe politizohen skajshmërisht.

UBT

Mbështetja dhe frymëzimi i vehabizmit dhe sefelizmit nga myftiu Tërnava, si rryma shumë të rrezikshme për Islamin dhe shoqërinë tonë në përgjithësi, ka shkaktuar telashe në organizimin fetar jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Sindromi i këtyre dukurive negative në organizimin e jetës fetare në Luginë të Preshevës, ka marrë përmasa shqetësuese.

Myftiu Tërnava, me vite të tëra ka shfrytëzuar pa mbulesë grumbullimin e vitrave, lëkurave të kurbanit, organizimin e Haxhit etj. Ai, mjerisht edhe sot po vepron me avaz të vjetër. Ka gjetur një truall veprimi përmes klaneve të tij, të cilët po mundohen ta mbajë Tërnavën kryetar edhe për një mandat tjetër, ngase po shkoi ai, atyre u ndërprehet manipulimi, përfitimi material dhe privilegjet e tjera joligjore.

Shoqëria civile nga Lugina e Preshevës, këto veprime të Myftiut Tërnava dhe “argatëve” të tij, i sheh të rrezikshme në zhvillimin e proceseve zgjedhore në BIK, të cilat s’ka se si të mos reflektohen edhe ne jetën tonë politike dhe ekonomike.

Bashkësia Islame e Kosovës, duhet të lirohet nga grupet e interesit, të cilat po ia prishin prestigjin këtij institucioni dhe po krijojnë një imazh të keq edhe për Kosovën. BIK, duhet të reformohet në saje të zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike e mos të bie pre e grupeve vehabiste e sefeliste, thuhet në reagimin e shoqërisë civile të Luginës./Jehona Islame/