KKVITI

Beqiraj shënon në fitoren e Dinamos

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Sulmuesi kosovar Fatos Beqiraj ka shënuar gol në fitoren e Dinamo Zagrebit me rezultatin 3:1 në udhëtim kundër Slaven Belupos.

Ndeshja është zhvilluar të shtunën mbrëma dhe i ka takuar javës së shtatë të kampionatit të Kroacisë.

FIDANISHTJA

Beqiraj në këtë ndeshje ishte titullar dhe u aktivizua 90 minuta. Ai golin e shënoi në minutën e shtatë.

Për Beqirajn kjo ishte paraqitja e parë këtë edicion te skuadra e Dinamos. Te Dinamo gjatë tërë ndeshjes u aktivizua edhe Arijan Ademi.