Shqiptarët e Luginës në shënjestër të policisë serbe
Ministria e Brendshme e Serbisë ka nxjerrë një kodeks me gjoba të larta në komunikacion dhe në ambientet publike, kurse viktima të këtyre gjobave në masë të madhe janë shqiptarët që jetojnë në tri komunat e Luginës së Preshevës.
Qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ankohen vazhdimisht për kontrollet intensive dhe kujdestaritë e përditshme të policisë serbe të trafikut nëpër rrugët e këtyre vendbanimeve.
Por, kësaj radhe ata do të gjobiten edhe për zërin e lartë të muzikës. Kjo do të godas shqiptarët e këtij rajoni sidomos për festat familjare si dasmat apo ahengjet e ndryshme, ku sipas traditës lëshohet muzikë dhe për disa ditë festohet në shtëpi, transmeton INA.
Por, autoritetet serbe tashmë kanë paraparë gjoba në këtë drejtim, edhe ate gjoba të larta prej rreth 100 euro apo 90 mijë dinarë e më shumë. Dënimi për mosposedim të letërnjoftimit do të jetë 5000 dinarë.
Por, dënimet më të larta do të jenë në komunikacion.
Tejkalim i shpejtësisë me veturë – më së paku 45 ditë burg , 3000 – 50.000 dinarë gjobë dhe 16 pikë. Vozitje në gjendje të dehur – 100.000-120.000 dinarë ose 15 ditë burg me 14 pikë.
Mos respektim i përparësisë së kalimit – 15.000-50.000 dinarë ose deri 50 ditë burg, ndalim të patentit 3 muaj deri 5 muaj.
Tejkalim në vijë të plotë – 15.000 deri 50.000 dinarë ose burg deri 60 ditë, 9 pikë.
Mos rrespektim i semaforit – 6.000 deri 40.000 dinarë ose burg deri 45 ditë, më së paku 3 muaj pa patent dhe 3 pikë.
Vozitja pa leje – 15 ditë burg ose 100.000 deri 120.000 dinarë, me 14 pikë. Këto dënime janë pritur me shqetësime nga banorët shqiptarë të Luginës, të cilët theksojnë se për çdo ditë janë viktima të policisë së trafikut dhe se për çdo vit ata mbushin arkat e buxhetit të ministrisë serbe të rendit.
Vozitësit në komunikacion ankohen se mungon infrastruktura në komunikacion si rrugët, shenjat apo simbolet e tjera, ndërsa policia shpërndanë gjoba të larta. /INA/


