KKVITI

Majlinda, gati për Rio

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sfida më e madhe e vitit 2013 për sportin e xhudos është Kampionati Botëror për senior që fillon me 26 gusht dhe mbaron pesë ditë më vonë arenën ‘Marcana’ në Brazil, i njohur ndryshe si Botërori i Rios. Në të do të marrin pjesë dy xhudistët kosovare, Majlinda Kelmendi në kategorinë 52 kg si dhe Nora Gjakova në kategorinë 58 kg.

Përderisa Kelmendi është bartëse e grupit dhe llogaritet ndër favoritet për medalje, Nora Gjakova shkon në Botëror si e 27-ta në ranglistën botërorë. Yuki Hashimoto, Yanete, Gento dhe Kuzyutina do të jenë konkurrente për medalje të Majlindës në kategorinë 52 kg, ndërsa Norën e pret një punë më e vështirë pasi do të ketë punë me francezën Pavia si dhe japonezen Yamamoto. Trajneri i dy xhudisteve kosovare, Driton Kuka, tha për Arena se janë përgatitur maksimalisht për këtë kampionat.

Mobi Casa

“Kemi pasur kohë të mjaftueshme të përgatitemi dhe besoj se si Majlinda, ashtu edhe Nora, janë përgatitur maksimalisht që të paraqiten sa më mirë në botëror”, tha Kuka. “Kampionati Botëror që do të mbahet në Rio de Janiero të Brazilit do jetë gara më e rëndësishme dhe padyshim që ne do të presim rezultate pozitive”, shtoi më tutje trajneri i olimpistes kosovare …(Tribuna – Arena).