Uji Dea

Llullaku drejt Levskit të Sofjes

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Azdren Llullaku shumë shpejt mund ta lë futbollin rumun, për ta vazhduar karrierën në elitën e futbollit bullgar. Futbollisti kosovar gjatë këtij afati kalimtar mund të ndahet me Gaz Metan Medias për ta vazhduar karrierën në Levski Sofia.

‘Asport’ ka raportuar se futbollisti nga Istogu tashmë është duke negociuar me drejtuesit e klubit bullgar. Sipas këtij portali, bullgarët pritet ta zhvillojnë vetëm edhe një takim me Llulakun dhe krerët e klubit aktual të tij, për ta kompletuar transferimin. Pak kohë më parë Llullaku u bë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Fundamenti

Nëse ai transferohet në Bullgari, atje do t’i gjej dy reprezentuesit tjerë shqiptarë, Armando Vajushin dhe Jurgen Gjasulën, të cilët i mbrojnë ngjyrat e Litex Lovech. Para se të luante për Gaz Metan Medias, 25 vjeçari ishte pjesë edhe i këtyre ekipeve: Sacilese, Sudtirol, Domegliara, Tamai e SandonaJesolo.