Të ndihmohet më shumë çështja e Kosovës Lindore
Gjilan – Një delegacion i kryesisë së PDK-së dega në Gjilan i kryesuar nga nënkryetari i degës Sabedin Kadriu, vizitoi “Lëvizjen Vatra”. Gjatë bisedës, nga të dy palët doli në pah se, duhet të ndihmohet më shumë çështja e shqiptarëve të Kosovës Lindore në rrethanat dhe mundësitë që lejojnë.
Kryetari i “Lëvizjes Vatra” Sejdulla Kadriu, pos që shprehu kënaqësinë për këtë vizitë, shpalosi shkurtimisht disa indikatorë që janë bërë shkak që shoqata “Vatra” të kalojë në subjekt politik, përkatësisht në “Lëvizja Vatra”.
Gjatë bisedës, nga të dy palët doli në pah se, duhet të ndihmohet më shumë çështja e shqiptarëve të Kosovës Lindore në rrethanat dhe mundësitë që lejojnë.
Gjithashtu u bisedua për disa çështje që po na preokupojnë ne , qytetarëve të ndjekur nga Kosova Lindore si pengesat e lëvizjes së lirë të shqiptarëve nga të dy anët e kufirit Kosovë –Serbi, problemet me pajisje të dokumenteve të një numri të qytetarëve që kanë prejardhje nga Bujanoci, Presheva e Medvegja etj.
Në takim u konstatua se për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të qytetarëve, do të ketë një bashkëpunim në mes të këtyre subjekteve politike./rajonipress/


