UBT

Shtypi ditor nga Kosova, përsëri në duart e lexuesve shqiptarë në Luginë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Preshevë – Shtypi ditor nga Kosova pas më se dy muajsh, sot përsëri është gjetur në duart e lexuesve të shqiptarëve të Luginës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës për më se dy muaj kishte mbetur pa shtypin ditor kosovar, ngase pengesa kryesore e shpërndarjes së tij, ishte pagesa e taksës së policës së sigurimit të automjeteve për të hyrë në Kosovë.

Eco Higjiena

Që nga qershori e deri më sot distributori i shtypit kosovar për Luginën e Preshevës nuk ka mundur të sjellë gazetat nga Kosova shkaku i pagesës së taksës së sigurimit të makinës për të udhëtuar drejt Kosovës për të transportuar gazetat në Luginë.

Mirëpo, sipas deklaratës së distributorit të gazetave ditore nga Kosova, Agim Rexhepit, njëherësh dhe pronar i qoshkut të gazetave “Pëllumbi”, në Bujanoc edhe ky problem tani është zgjidhur falë ndihmës që ka ofruar komuna e Bujanocit duke ndihmuar në pagesën e policës kufitare. Gazeta “Zëri”, “Koha Ditore”, “Bota sot”, “Epoka e re” dhe “Tribuna” janë këto të përditshme të cilat sot ndodhen në raftin e qoshkut në fjalë dhe se tani e tutje lexuesit shqiptarë të Luginës, nuk do të ndiejnë më mungesën e shtypit ditor./Metali Krasniqi/