Ademi debuton në Bundesligën gjermane
Sulmuesi shqiptar Orhan Ademi ka debutuar të dielën në Bundesligën gjermane. Ademi është aktivizuar në minutën e 77-të në ndeshjen që skuadra e tij Eintracht Braunschweig e humbi në udhëtim nga Borussia Dortmundi me rezultatin 2:1.
Ndeshja i takoi javës së dytë të Bundesligës gjermane. Për Braunschweigun ishte humbja e dytë, ndërsa skuadra zë pozitën e 16-të në tabelë.


