Uji Dea

Xhaka pret fitore ndaj Hannoverit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mönchengladbach – Mesfushori Granit Xhaka dëshiron t’i shijojë dy fitore brenda katër ditëve. Pas triumfit të së mërkurës me Përfaqësuesen e Zvicrës 1:0 kundër Brazilit, Xhaka kërkon fitore edhe me Borussia Mönchengladbachun ndaj skuadrës së Hannoverit, në kuadër të javës së dytë të Bundesligës.

Kështu shkruan “rp-online.de”, transmeton Koha Ditore. Xhaka, 20-vjeçar, thotë se dëshiron ta shfrytëzojë momentin e mirë që pati kundër Brazilit për ta ndihmuar ekipin e Mönchengladbachut të shijojë fitoren e parë këtë edicion në Bundesligë. Mönchengladbachu edicionin 2013/14 e nisi me humbje, pasi javën e shkuar u mposht në stadiumin “Allianz Arena” me rezultatin 3:1 nga skuadra e Bayernit.

“Kundër Brazilit gjithmonë është më shumë se një ndeshje miqësore. Kjo nuk ishte fitore e vjedhur, por plotësisht e merituar për Zvicrën”, tha Xhaka. “Dua ta shfrytëzoj këtë moment pas ndeshjes me Brazilin”.

Mesfushori thotë se nëse ekipi luan mirë sikurse ndaj Bayernit, atëherë tifozët do t’i gëzohen fitores së parë për këtë edicion. Ndeshja mes Gladbachut dhe Hannoverit zhvillohet sot nga ora 18:30.

Mobi Casa

Xhaka edhe kundër Bayernit pati një paraqitje shumë të mirë. Ai nuk e humbi asnjë top gjatë ndeshjes dhe me formën e tij këtë edicion është i kënaqur edhe trajneri Lucien Favre. Edicionin e shkuar Xhaka e pati humbur vendin e titullarit, ndonëse qe transferuar si përforcim i madh nga Baseli.

“Ai ka një pozitë të vështirë, në zemër të ekipit. Fillimisht duhet të mbrohet mirë, pastaj të luajë në çdo cep të fushës. Ka presion nga të gjitha anët për shkak se presim shumë nga një 20-vjeçar”, u shpreh Favre.

Xhaka edicionin e shkuar regjistroi 22 paraqitje në Bundesligë dhe shënoi një gol. Ai ka kontratën me skuadrën e Gladbachut deri në qershor të vitit 2017.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.