ARKATANA

Brezovicën mos ta përcjellë fati i PTK-së

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Dështimi i privatizimit në projekte të mëdha siç është PTK, si rezultat i ardhjes së investitorëve joseriozë, duhet të jetë sinjal për Qeverinë e Kosovës që të jetë më e kujdesshme gjatë përzgjedhjes së investitorit të ardhshëm për Projektin Zhvillimor Brezovica. Kjo është porosia që ekspertët e ekonomisë i kanë dhënë Qeverisë në prag të përzgjedhjes së investitorëve për këtë projekt.

Profesori i ekonomisë Nagip Skenderi, thotë se në Kosovë po vijnë investitorë joseriozë dhe kjo është një ndër sfidat më të mëdha për ekonominë e vendit dhe sidomos për procesin e privatizimit.

Mobi Casa

Sipas tij, qeveria duhet të jetë më e përgatitur me projektin Brezovica, në mënyrë që atë mos ta përcjellë fati i njëjtë sikur i Postë-Telekomit të Kosovës (PTK) (Tribuna).