Hidromorava

Lëvizja “Vatra” mbron ish ushtarët e UÇPMB-së kritikon rregulloret e UNMIK-ut

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kjo pronë – objekt për të cilën bën fjalë ky njoftim janë disa banesa, në të cilat menjëherë pas luftës së fundit në Kosovë dhe pas luftës në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, janë vendosur disa familje nevojtare të pastreha, kryesisht ish ushtarë të UÇK-së dhe të UÇPMB-së. Janë këto, disa familje, të cilat pas përfundimit të luftërave nuk kishin ku të rrinin, sepse shtëpitë e tyre ua kishte djegur ushtria, xhandarmëria e policia serbe, gjithashtu një pjesë ishin detyruar të largohen nga fshatrat ku ishte zhvilluar lufta në mes UÇPMB-së dhe ushtrisë e policisë serbe, dhe sot e atë ditë nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, sepse pushteti serb i burgosë dhe i dënon me burgje një shekullore e më shumë thuhet në reagimin e Lëvizjes “Vatra”.

Sipas “Vatrës”, “Urdhrit për dëbim” të lëshuar nga Agjencia Kosovare e Pronës, të datës 09 korrik 2013, i nënshkruar nga drejtori Mariah Nieora, duke u mbështetur në nenin 12.6 të Rregullores së UNMIK-ut të ndryshuar…..”, 32 familje të strehuara në objektin e lagjes “Iliria”, pranë fabrikës së duhanit e ndërtuar nga ish “Morava e Binçës” për policët serbë, duhet ta lirojnë apo dorëzojnë në posedim AKP-së ose në paraditen e datës së 30-të nga dita e pranimit të këtij urdhri.

Kjo pronë – objekt për të cilën bën fjalë ky njoftim janë disa banesa, në të cilat menjëherë pas luftës së fundit në Kosovë dhe pas luftës në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, janë vendosur disa familje nevojtare të pastreha, kryesisht ish ushtarë të UÇK-së dhe të UÇPMB-së. Janë këto, disa familje, të cilat pas përfundimit të luftërave nuk kishin ku të rrinin, sepse shtëpitë e tyre ua kishte djegur ushtria, xhandarmëria e policia serbe, gjithashtu një pjesë ishin detyruar të largohen nga fshatrat ku ishte zhvilluar lufta në mes UÇPMB-së dhe ushtrisë e policisë serbe, dhe sot e atë ditë nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, sepse pushteti serb i burgosë dhe i dënon me burgje një shekullore e më shumë.

Kur ndalesh dhe mendon pak, ky dëbim, sikur të asocion, në vazhdimësinë e burgosjeve të ish ushtarëve të UÇK-së në Kosovë sot, dhe sikur është një hap, një fillim i shtrirjes së ndjekjeve, e më pas i burgosjeve të ish ushtarëve të UÇK-së e të UÇPMB-së edhe nga Anamorava e nga Presheva, Medvegja e Bujanoci.

Këto familje hallexhinjsh, këto familje të ish ushtarëve të UÇK-së e të UÇPMB-së, në mungesë të forcës ekonomike për të blerë shtëpi e banesa për strehim, (se nuk kanë pasur e nuk kanë ndjenjën që të zënë prona të huaja kur dihet se ata dje ishin të gatshëm të vdesin për atdhe) ishin të detyruar të vendosen në këtë objekt të lënë shkret në atë kohë, i cili nuk kishte as titullar e pronarë, ngase objekti në fjalë kishte filluar të ndërtohet para luftës së fundit në Kosovë nga Ministria e Brendshme e Serbisë.

FIDANISHTJA

Kjo ministri kishte bërë kontratë me ish “Moravën e Binçës”, për t’ua ndërtuar banesat policëve serbë që do të vinin në Kosovë për të vrarë shqiptarë, mirëpo më vonë kishte hequr dorë nga kjo kontratë dhe i gjithë objekti ishte ndërtuar nga ish “Morava e Binçës” në pronën e ish Soliterit, organizatë punuese, e cila në vitin 1980 ishte bashkuar me “Moravën e Binçës”. Duke u bazuar në këto, objekti më parë se askujt, i takon “Moravës së Binçës”.

Nga kjo, gjithashtu, duket se fshihet diçka prapa këtij dëbimi të mundshëm të njerëzve nevojtarë, ngase, sot kur ekziston Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ligjet dhe rregulloret e saja, dëbohen familjet me një njoftim të bazuar në rregulloren e UNMIK-ut, i cili që moti nuk është funksional, e që po ashtu ligjet dhe rregulloret e Kushtetutës së Kosovës i kanë hedhur poshtë ligjet dhe rregulloret e UNMIK-ut. Nëse nuk është kështu, atëherë çka jemi duke e bërë gjithë këtë zhurmë për Republikën e Kosovës.
Po ashtu, të shkon mendja se, mund të ketë këtu: edhe interesa personale, edhe fitime për dikë, ndoshta edhe blerje të këtyre banesave nga ku me ditë kush, duke vepruar me disa rregullore të UNMIK-ut, që mendojmë se nuk duhet të kenë fare fuqi ekzekutuese.

Duke e pasur parasysh se, organet e pushtetit dhe ndërkombëtarët kanë ndihmuar familjet skamnore, ky objekt i dedikuar për milicët serbë, ka qenë edhe një ndihmesë për të gjithë, dhe nuk do të duhet kurrsesi të dëbohen, por të ndihmohen, nëse është nevoja, duke ua ulur çmimin e blerjes për ata që janë duke jetuar aty qe 14 vite.

Gjatë bisedës me disa familjarë- banues, në këtë objekt, kemi mësuar se, edhe përkundër skamjes që kanë ato familje, janë të gatshëm t’i blejnë ato banesa, përkundër asaj që kanë investuar shuma të mëdha parash në ato banesa që kur janë vendosura ty, ngase ato banesa kanë qenë të pabanueshme në fillim.

Prandaj, ne “Lëvizja Vatra”, kërkojmë nga KPA-së që të heqë dorë nga vendimi, të heq dorë nga dëbimi i familjeve që janë duke jetuar në këtë objekt, apo t’ua mundësojë gjithsesi, që t’i blejnë veta ata që janë duke jetuar aty, ngase, edhe sipas ligjeve në fuqi, askujt më parë se atyre, nuk u takon tua shesin. Po ashtu, apelojmë te komuna e Gjilanit, kryetari i saj, Kuvendi Komunal, që të shfrytëzojnë të gjithë mekanizmat e vet dhe të gjitha ligjet, sikurse edhe Qeveria, Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe të gjitha organet tjera kompetente, të ndikojnë, që këto 32 familje hallexhinjsh, këto familje të rasteve sociale, këta ushtarë të UÇK-së e të UÇPMB-së, të mos mbeten në rrugë. Po ashtu mendojmë se, nëse ndodh që të dëbohen këta familjarë, është një turpërim për komunën, Qeverinë e organet tjera kompetente të Republikës së Kosovës. Ku do të mbeten këta hallexhinj?!, përfundon reagimi i lëvizjes “Vatra”./rajonipress/