Eko Higjiena

“Belle Air” le udhëtarët në aeroport

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Avio kompania “Belle Air” ka lënë të shtunën qindra udhëtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi që numri i biletave të shitura ka qenë shumë më i madh se numri i karrigeve që ka avioni i kësaj kompanie.

Po ashtu, situatë e njëjtë si kjo ka ndodhur edhe një ditë më parë, ku udhëtaret që kanë blerë bileta te kjo kompani, kanë pritur më orë të tëra në Aeroport për të ? uturuar, por një gjë e tillë ka ndodhur tek deri në orët e vona të mbrëmjes.

Udhëtarët e shumtë që kanë pritur më orë të tëra në Aeroport akuzojnë kompaninë për mashtrim, pasi që vonesat e tilla atyre po iu kushtojnë me humbjen e vendeve të punës.

“Kjo është kompani mashtruese. Neve si udhëtarë po na dëmton tej mase”, tha njeri nga udhëtarët e shumtë që ishte duke pritur për të udhëtuar.

Uji Dea

Në anën tjetër, zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës jo zyrtarisht kon? rmojnë se shumë udhëtarë kanë mbetur në Aeroport, ngase kompania nuk ka pasur vende në avion, ndërkaq paratë i ka marrë nga qytetarët.

“Qytetaret që kanë pasur me udhëtuar në mëngjes do të udhëtojnë në orët e vona të mbrëmjes” bën të ditur burimi i gazetës brenda Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Po ashtu, kompania në fjalë në vazhdimësi ka mashtruar udhë-taret duke u marrë paratë dhe duke mos u ofruar shërbime si duhet.

Ajo disa here ka lënë udhëtarët duke pritur me dhjetëra orë në Aeroport dhe në fund nuk u ka ofruar shërbim fare e ku më pas qytetarët janë detyruar të blejnë edhe një herë biletat për të udhëtuar drejt vendeve ku ata veprojnë dhe punojnë./Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.