Ministri Makolli viziton Medvegjën
Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli po merr pjesë në manifestimin “Takim me Diasporën”, i cili po mbahet në Sjarinë të Medvegjës.Kjo është hera e parë që ministri Makolli merr pjesë në një takim me bashkatdhetarë në komunën e Medvegjës.
Dihet se një numër shumë i madh i bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme janë pikërisht nga Kosova Lindore dhe një organizim i tillë është tradicional dhe për herë të parë po marrin pjesë edhe përfaqësuese të nivelit të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ky takim është i organizuar nga shoqata humanitare “Medvegja” dhe Komuna e Medvegjës dhe njëherësh është duke u përcjellë me një program dhe aktivitete të begatshme kulturo-artistike. /Telegrafi/


