Ndihma me rastin e Fiter Bajramit në Medvegjë
Në prag të festës së Fitër Bajramit të Madh, vëllezërit Florim dhe Besim Demiri nga Banja e Sijarinës, me vendqëndrim të përkohshëm në Vevey-Vaud të Zvicrës, e ndërmorën një aksion humanitar në Medvegjë.
Kësisoj, me artikujt të ndryshëm ushqimorë, në prag të festës së Fitër Bajramit, ata ndihmuan disa familje nevojtare në Llapashticë, Siarinë, Svircë e Medvegjë. Medvegja.net gjatë tërë kohës i shoqëroi vëllezërit Demiri në këtë aksion humanitar.
Nga modestia, ata nuk deshën të flasin për këtë aktivitet të tyre humanitar, ndonëse ato nuk janë të pakta ndër vite. Kontributi i tyre edhe kësaj here bëri që disa familje ta presin të gëzuara këtë Bajram/medvegja.net/


