Behrami shënon në fitoren e Napolit
Ekipi i drejtuar nga trajneri spanjoll Rafael Benitez, Napoli po vazhdon me paraqitje të mira në fazën parasezonale.
‘Napoletanët’ kanë shënuar fitore në ndeshjen miqësore kundër nënkampionit të Portugalisë, Benficas me rezultat 2:1.
Skuadra italiane qysh në minutat e parë të ballafaqimit arriti të kaloj në epërsi. Ishte pikërisht mesfushori shqiptar, Valon Behrami, i cili shënoi në minutën e gjashtë golin e parë në këtë ndeshje për “The Blues”.
Ndërsa për barazimin e rezultatit u përkujdes mbrojtësi brazilian, Luisao një minutë para përfundimit të pjesës së parë.
Por, pas sulmeve të njëpasnjëshme të nënkampionit italian, i sapotransferuari tek Napoli, Gonzalo Higuain sërish solli në epërsi ekipin e tij në minutën e 70-të, me ç’rast edhe vulosi edhe rezultatin përfundimtar të kësaj miqësoreje luksi.
Vlen të theksohet s ky ishte goli i parë i Higuanit në fanellën e ekipit italian që nga transferimi nga Real Madrid.
Kujtojmë se ditë më parë ekipi italian ka shënuar fitore në një tjetër ndeshje miqësore kundër Arsenalit ndërsa ka pësuar humbje nga kampionit portugez, Napoli.


