UBT

Shaqiri: Dua të jem lider i Zvicrës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Futbollisti kosovar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri, në një bisedë për faqen zyrtare të FIFA-s, ka shprehur dëshirën për të qenë lider i Përfaqësueses së Zvicrës në Botërorin 2014 në Brazil.

“Edhe më tutje jam një nga lojtarët më të ri, por tashmë kam fituar trofe të rëndësishëm me Bajernin. Për këtë arsye duhet të marrë përgjegjësi për lojtarët e rinj që do të dalin në skenë dhe për të tjerët që do të vijnë pas tyre. Sigurisht që dua t’i ndihmoj ata dhe të jem lider i Përfaqësueses”, ka theksuar Shaqiri.

Zvicra është në rrugë të mirë për t’u kualifikuar në Botëror, ngase ka 4 pikë më shumë se Shqipëria e vendit të dytë dhe fitoret eventuale në ndeshjet e shtatorit kundër Norvegjisë dhe Islandës po thuajse do t’ia garantonin zviceranëve pjesëmarrjen në Brazil.

FIDANISHTJA

“Deri tash gjithçka ka shkuar mirë. Jemi në krye grupit tonë dhe në rrugën e duhur për Brazil”, ka shtuar Shaqiri, i cili ka luajtur në të gjashtë ndeshjet e deritashme të Zvicrës për kualifikimet e Botërorit, duke shënuar një gol.

Kosovari 21-vjeçar, të cilin faqja e FIFA-s e ka krahasuar me yllin argjentinas, Lionel Mesi, duke e emëruar si “Mesi i Alpeve”, ka folur edhe edicionin e ri me skuadrën e tij, Bajern Munih si dhe për pseudonimet e ndryshme si: “Heroi Ninxha Breshka”, “Xhuxhi magjik” etj. “Nuk më pengojnë aspak pseudonimet”, ka thënë Xherdani, të cilin në përgjithësi shokët e skuadrës e thërrasin “Shak”.

Në prag të fillimit të edicionit të ri në Bundesligë, Shaqiri ka shprehur shpresën se do të fitojë një rol më të madh në skuadrën e Pep Guardiolës. “Dua të luaj si titullar në disa prej ndeshjeve të rëndësishme. Kurrë nuk frikësohem për asgjë dhe nuk kam arsye të frikësohem. Ne mund të kemi një edicion po aq të mirë si ai i kaluari”, ka nënvizuar Shaqiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.