UBT

Nën patronatin e komunës mbahet turneu tradicional “Raci – Reshi – Bezi”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të dielën nën patronatin e Komunës mbahet turneu tradicional Raci – Reshi – Bezi. Kryetari i këshillit organizativ të turneut njëherit nënkryetar i bordit Besim Ismaili tha se KF”Drita” do të përkujtoj edhe Presidentin e ndjerë Selami Osmanin (Bezi).

Në turneun tradicional “Raci – Reshi – Bezi” , turne ky i cili organizohet nën patronantin e komunës së Gjilanit në bashkëpunim me klubin futbollistik “Drita”do të marrin pjesë edhe ekipe nga vendi si KF “Gjilani”, KF”Trepça” ,dhe KF” Liria”.

“Presidenti i ndjerë Selami Osmani – Bezi duhet të jetë në mesin e dy ish bashkëpunëtorëve të tij të ndjerëve Raci&Reshi. Pas kërkesës së klubit kjo u mor parasysh dhe me kënaqësi nga Drejtoria e Kulturës e udhëhequr nga Veton Nevzadi” tha kryetari i KF “Drita”, Ismajl Rashiti.

FIDANISHTJA

Nevzadi ndihet i privilegjuar që është pjesë e këtij turneu duke konsideruar se ky organizim është mënyra më e mirë se si përkujtohen këto tri figura të sportit gjianas dhe kosovar.

Kryetari i klubit Ismajl Rashiti u shpreh i kënaqur që është vendosur emri i Selami Osmanit përkrah dy figurave që dhanë shumë për sport siç janë Raci& Reshi.

Të kujtojmë se ish Presidenti i Dritës para dhe pas luftës ka kontribuar gjithçka që ka pasur afër vetes, tha Saqip Shala kryetar i bordit dhe bashkëpunëtori i Presidentit të ndjerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.