Fundamenti

Asfaltohet rruga në Bilaç

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Në fshatin Bilaç të komunës së Bujanocit është asfaltuar rruga rurale me gjatësi prej 260 metra dhe gjerësi katër metra.

Punimet që filluan të shtunën nga afër i ka përcjellë drejtuesi i Drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti i cili gjatë një prononcimi për Titullin u shpreh i kënaqur me asfaltimin e kësaj rruge.

“Gjatë muajit shtator të vitit të kaluar kemi bërë shtrirjen e rrjetit të kanalizimit si dhe të ujësjellësit, ndërsa tani edhe po e asfaltojmë, duke e përmbyllur kështu infrastrukturën në këtë rrugë të fshatit Bilaç”, tha Haliti.

KKVITI

Punimet në këtë rrugë me vlerë 3 milion e 100 mijë dinarë filluan më 18 korrik, ndërsa në një afat rekord ato i përfundoi kompania e kontraktuar “Saba Bellça” nga Presheva.

Haliti, në kohën kur filluan përgatitjet për asfaltim të kësaj rruge premtoi se ajo do të përfundohet më së largu deri në festën e Bajramit.

Me asfaltimin e kësaj rruge edhe fshati Bilaç, si shumë fshatra të tjera të komunës së Bujanocit, po kompleton infrastrukturën rrugore./Titulli.com/