Lorik Cana u kthehet stërvitjeve
Romë – Futbollisti kosovar Lorik Cana i është bashkuar sërish skuadrës së Lazios në stërvitje. Ai mungoi disa ditë për shkak të dhembjeve që ndjeu në shpinë.
Cana, 30-vjeçar, të premten ka stërvitur me ekipin nga Roma, njofton “lazialita.com”. “Lorik Cana duket se e ka zgjidhur problemin që e kishte mbajtur atë jashtë stërvitjeve në ditët e fundit, dhe ai mund të vazhdojë të përgatitet mirë fizikisht”, shkruan ueb faqja italiane.
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë me Lazion ka kontratë deri në qershor të vitit 2016.


