Fundamenti

Schalke e do Shaqirin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Schalke është në kërkim të zëvendësuesit të brazilianit Michel Bastos, i cili sot iu bashkua ekipit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Ain.

Për këtë, drejtori sportiv i këtij klubi, Horst Heldt po mendon të trokasë në dyert e Bayern Munichut, për ta kërkuar mesfushorin kosovar, Xherdan Shaqiri.

“Ia kam kërkuar Matthias Sammerit dje Xherdan Shaqirin. Por, nuk morëm përgjigje. Këtë do ta bëjmë edhe më klubet tjera, në mënyrë që t’i kërkojmë lojtarët që na interesojnë. Do të ishim të çmendur nëse nuk do ta bënim këtë”, deklaroi ai.

Mobi Casa

Edhe pse nuk morën përgjigje definitive, drejtuesit e klubit nga Gelsenkirchen shpresojnë që ta transferojnë 21 vjeçarin deri më 31 gusht, kur edhe mbyllet afati kalimtar i verës.

Me ardhjen e trajnerit Pep Guardiola dhe të disa përforcimeve, duket se hapësirat do të zvogëlohen edhe më shumë tek Bayerni për futbollistin gjilanas.

Prandaj, ai mund të huazohet gjatë verës, edhe pse vetë ka thënë se dëshiron të qëndrojë në Allianz Arena, për të luftuar për një vend titullari. Përpos Schalkes, atë javë më parë e kërkoi edhe Liverpooli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.