FIDANISHTJA

Sahiti: Me përforcimet e reja “KF Gjilani” synon Superligën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Muharrem Sahiti kryetrajner zyrtar në KF Gjilani tha për rajonipress se me përforcimet e reja që ka marrë ky klub, me organizimin e mirë dhe mbi të gjitha për faktin se tani po shndërrohet në shoqëri aksionare , “KF Gjilani” objektiv kryesor e ka hyrjen në Superligë.

KF Gjilani ka arritur të marrë pesë përforcime të reja, Labinot Haliti , Genc Sermaxhaj, Besart Morina, Armend Selmani dhe Artan Racaj.

FIDANISHTJA

Këto përforcime janë zyrtarizuar të mërkurën pasdite. Bashkë me këta djelmosha të rinj dhe me perspektivë KF Gjilani ka bërë zyrtare edhe angazhimin e Muharrem Sahitit si kryetrajner të klubit raporton rajonipress.

Muharrem Sahiti tha për rajonipress se dy gjëra e kanë shtyrë që të kthehet sërish në ekipin e Gjilanit. “E para “KF Gjilani” po shndërrohet në shoqëri aksionare dhe e dyta objektiv kryesor imi dhe i tërë ekipit është hyrja në Superligë. Në klub ka një atmosferë të mirë, ka një organizim të mrekullueshëm, dhe janë këta djem të rinj me plotë vullnet dhe entuziazëm që më bëjnë krenar të punojë me përkushtim e profesionalizëm në KF Gjilani” tha Sahiti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.