Hidromorava

Gjendjen e shqiptarëve të Luginës nuk duhet ta tolerojë bota demokratike

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Nga Përparim Sadiku – Nuk mund të kesh fqinjësi të mirë duke e nënçmuar fqiun!…. Gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk duhet ta tolerojë bota demokratike, në të kundërtën historia e zhvillimeve në Ballkan ka treguar se pabarazitë shoqërore dhe diskriminimet nacionale nuk sjellin Paqe… Pra, dialogu diskriminues, paqja e pashpresë!…

Para saj u dorëzuan të gjithë, madje u “dorëzuan” edhe gjeneralët e NATO-s, me shpresë për tu kthyer…, s’paku kështu na thanë, madje ata edhe këtë e thanë: “barrikadën e largon politika!”, por “Barrikada” pret!?… Kjo nuk është për tu lavdëruar fare, ngase e ngritën diskriminuesit e paqes dhe lirisë njerëzore, këta të mbeturit hexhemonist ruso-sllav e ngritën barrikadën e diskriminimit etnik ku brenda saj provon të mbrohet ende “ideologjia e turpit”…

Barrikada që provon ta bëjë historinë politike të Ballkanit është “Barrikada Ibrit”. Zhvillimet politike po tregojnë se ajo do shndërrohet nga barrikada që cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës në barrikadë që do sjell “Paqe në Ballkan”. Kjo për faktin që është kjo barrikadë që për herë të parë në historinë politike të Ballkanit i ul bashkë serbë e shqiptar për të filluar një histori të re jetese. Sa do të jetë e qëndrueshme kjo ide mbetët të shihet….

Sovraniteti i Kosovës mbetët “bombë e kurdisur”, sikurse Paqja në Ballkan!…

Megjithëse u ngritën si “biseda teknike”, realisht ato rezultuan në biseda politike!…Kjo për faktin se Kosova dhe Serbia po synojnë integrimin evropian. Do ti quaja biseda politike për jetën praktike të serbëve në Kosovë (realisht edhe kështu po tregon zhvillimi i këtij procesi), për faktin se nuk po bisedon Kosova me minoritetin e saj serb, por po bisedojnë dy shtete, Kosova dhe Serbia, për serbët brenda Kosovës.

Edhe pse e lodhur në shpirt Kosova po arrin ta mbroj sovranitetin e saj shtetëror!…, megjithëse ky sovranitet i Kosovës është i minuar, sikurse që i tillë është i tërë Ballkani!… Sovraniteti i Kosovës mbetët “bombë e kurdisur”, sikurse Paqja në Ballkan!…

KKVITI

Megjithëse biseda të mundimshme, Kosova po tregon fleksibilitet politik dhe pjekuri politike…, gradualisht po e zhvesh ideologjinë e dikurshme hexhemoniste ruso-sllave, mirëpo megjithatë nuk do të mund ta arrij ta largojë ndikimin politik të Serbisë mbi Kosovën. Duhet pasur kujdes se suksesin nuk e garanton ujdia politike, por besimi në sukses duhet të bazohet te realizimi i kësaj ujdie. Nëse Kosova dhe Serbia si palë të dialogut arrin ti motivojnë serbet e Kosovës që të marrin pjesë në jetën institucionale në Republikën e Kosovës (serbët e veriut të dalin në zgjedhjet lokale), atëherë mund të flitet për një fillim suksesi…

Nuk mund të kesh fqinjësi të mirë duke e nënçmuar fqiun!…

Shteti i kompromiseve politike, siç është Kosova e Pavarur dhe “Sovrane” nuk po i ndal kompromiset, megjithëse kryeneçësitë asnjëherë nuk japin perspektivë!…Në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për hatër të mundësive për të jetuar në paqe me fqinjët tanë, (edhe pse nuk i kemi fqinjë natyral), kompromiset që po i bënë pala kosovare po aq sa janë të guximshme, po aq janë edhe të rrezikshme, madje Kosova ka vetëm një shpresë për të funksionuar si shtet dhe atë duke u mbështetur në “garancat” e miqësisë politike me botën demokratike me në krye SHBA-të.

Nuk është nënçmim shtetërorë të bisedosh për garancat jetësore të qytetarëve tuaj, e që janë të përkatësisë nacionale të “fqiut”. Mirëpo, nëse ka njëanshmëri në këto biseda, pra , nëse Serbia nuk është e gatshme të bisedoj edhe për qytetarët “e saj” shqiptarë, nëse heziton tu garantoj të drejta jetese shqiptarëve të Luginës së Preshevës, atëherë këtu fillon nënçmimi nacional.

Nuk mund të kesh fqinjësi të mirë duke e nënçmuar fqiun!…. Gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk duhet ta tolerojë bota demokratike, në të kundërtën historia e zhvillimeve në Ballkan ka treguar se pabarazitë shoqërore dhe diskriminimet nacionale nuk sjellin Paqe… Pra, dialogu diskriminues, paqja e pashpresë!…