FIDANISHTJA

“Vatra” e pakënaqur me Qeverinë e Kosovës dhe liderët e Luginës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Lëvizjes “Vatra”, Sadullah Kadriu thotë për rajonipress se janë të pakënaqur me tretmanin që po u bëhet popullatës së Kosovës Lindore si nga ana e Qeverisë së Kosovës ashtu edhe nga liderët e Luginës. Banorët e Luginës detyrohen të paguajnë nga 20 euro vetëm nëse vije në Gjilan për një dasme apo gazmend familjar.

Pasi janë shndërruar në lëvizje politike ish shoqata “Vatra” tani mendon të kujdeset më shumë edhe për tretmanin institucional që duhet ta gëzojnë popullata e Kosovës Lindore e vendosur në Gjilan dhe ajo në Luginë , raporton rajonipress.

Sadullah Kadriu kryetar i lëvizjes “Vatra” thotë për rajonipress se nuk janë të kënaqur me tretmanin institucional që duhet ta kenë popullata e Kosovës Lindore , as nga Qeveria e Kosovës e as nga liderët e Luginës së Preshevës.

Sipas tij taksa e vendosur tashmë nga Qeveria e Kosovës është diskriminuese dhe po e rëndon jetën e popullatës së atjeshme.”Për një dasme ose aheng nëse vije një qytetar nga Lugina në Kosovë ai qysh në start duhet të paguaj 20 euro. Qeveria e Kosovës s`ka bërë asgjë në këtë drejtim, veçmas pas aprovimit të Rezolutës në Kuvendin e Kosovës” thotë Kadriu.

Eco Higjiena

Kadriu tha se pas miratimit të rezolutës janë hapur rrugët institucionale që të ndihmohet Kosova Lindore, qoftë përmes hapjes së një Universiteti apo edhe formave tjera të promovimeve të ndryshme dhe të dyanshme, por ende nuk ka iniciativa konkrete.

Kadriu tha se hapja e zyrës në Gjilan për nevojat e banorëve të Kosovës Lindore e ndihmon shumë komunikimin mes të dyja vendeve duke filluar nga kultura, turizmi, ekonomia, sporti e aktivitete të ndryshme.

Kreu i Lëvizjes “Vatra” ka vërejtje edhe për liderët e Luginës. “Ne nuk jemi të kënaqur me liderët e Luginës sepse ata nuk e kanë synim çështjen kombëtare, por të gjithë po punojnë për interesa të veta personale. Kjo më së miri u pa me rastin e Bujanocit” tha Kadriu./rajonipress/