KKVITI

“Vatra” dhe “Guri i Zi” organizohen për takimet e vendlindjes

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Në mbledhjen e përbashkët të anëtarëve të kryesisë së Shoqatës ,,Guri i Zi” dhe të asaj simotër ,,Vatra”, është vendosur të organizohen Takimet e Vendlindjes, “Malësia e Bujanocit 213”.

Këto takime do të mbahen më datën 28 korrik 2013 në Fshatin Zarbicë, ku do të marrin pjesë edhe fshatrat, Qarr, Priboc, Suharnë, Novosellë dhe Ramabuqë. Këto takime tani veç tradicionale, në masë të madhe janë vështirësuar nga pushteti në Serbi, por ne kemi vendosur të vazhdojmë traditën dhe të vizitojmë trojet tona.

UBT

Anëtarët e dy kryesive, në Bujanoc janë njoftuar se nuk mund të llogarisim daljen me tabela të Shtetit të Kosovës, ndërsa me letërnjoftime të Republikës së Kosovës lejohet, andaj i lusim bashkatdhetarët tanë që të dalin sa më shumë me tabela të shteteve të jashtme, por edhe ata me regjistrime të Bujanocit, ngase edhe autobusët janë në numër të vogël thuhet në njoftim./rajonipress/