UBT

Ademi shënon për Dinamon në Champions

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Dinamo Zagreb dhe Dinamo Tbilisi me fitoret e thella që i kanë shënuar në ndeshjet e para të xhiros së dytë eliminatore të Champions League gati se kanë siguruar kualifikimin.

Kampioni i Kroacisë, Dinamo Zagreb ka shënuar fitore me rezultatin 5:0 në fushën e kampionit të Luksemburgut, Flora Esch.

Për zagrebasit luajti gjatë tërë ndeshjes mesfushori, Arjan Ademi i cili ka qenë edhe realizator i golit të katërt deri sa sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj, nuk ishte i përfshirë fare për shkak të lëndimit.

ARKATANA

Fitore të thellë shënoi edhe Dinamo e Tbilisit, e cila para shikuesve të vet deklasoi skuadrësn e Ishujve Faro, EB Streymur me rezultatin 6:1.

Të mërkurën luhen edhe nëntë ndeshjet e tjera të xhiros së dytë eliminatore, në mesin e tyre edhe kampioni i Shqipërisë, Skenderbeu i Korçës.