FIDANISHTJA

Surdulli ua nënshkruan kontratat drejtorëve të rinj

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka pritur disa nga drejtorët e rinj të shkollave fillore dhe të mesme si “Metush Krasniqi”, “Idriz Seferi”, “Skënderbeu” , “7 Shtatori”, “Xhavit Ahmeti”, “Abdullah Krashnica”, “Sunce“ dhe “Teknicka Skola“.

Me këtë rast Surdulli, ka nënshkruar kontratat për drejtorët e këtyre duke u dëshiruar punë të mbarë dhe suksese gjatë mandatit që kanë.

Uji Dea

Edhe drejtorët e shkollave, falënderuan kryetarin për mikpritjen, njëherit ata falënderuan edhe për besimin e mandatit si drejtor të shkollave./rajonipress/