Rezoluta për Luginën, vetëm akt në letër
Rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për Luginë të Preshevës, ka mbetur vetëm një akt i vullnetit të mirë i shkruar në letër.
Janë bërë më shumë se një muaj që kur deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë obliguar Qeverinë që të punojë më shumë në përmirësimin e jetës së qytetarëve që jetojnë në Luginë, por që nga ajo kohë nuk është bërë as edhe një lëvizje para.
Iniciuesi i rezolutës, deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ndihet i zhgënjyer me pasivitetin e Qeverisë.
“Fatkeqësisht nuk ka lëvizje sa i përket implementimit të pikave të dala nga rezoluta e miratuar nga Kuvendi”, ka thënë Haziri për Tribunën (Tribuna).


