Fundamenti

Halimi: Po mbesim peng

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, ka vlerësuar se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë duke mbetur peng i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Lugina e Preshevës gjatë gjithë kohës është duke mbetur peng i raporteve të ngrira apo të tensionuara në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Këto raporte janë duke ndikuar në Luginë”, ka thënë Halimi për Epoka e Re.

FIDANISHTJA

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që sa më shpejtë të implementojnë marrëveshjen e arritur më 19 prill në Bruksel.

“Përshpejtimi i zbatimi të marrëveshjeve do t’i kthente shpresat për një jetë normale edhe në këto treva etnike shqiptare”, ka deklaruar Halimi, i cili është optimist se pas zgjidhjes së problemit të veriut Qeveria e Kosovës do të interesohet më seriozisht për Luginën e Preshevës. /Telegrafi/