Mobi Casa

Gjilani vazhdon me rrënimin e objekteve pa leje, zero tolerancë ndaj ndërtuesve ilegal

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Inspeksioni i ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit në Gjilan, ka vazhduar me aksionin për rrënimin e objekteve pa leje, ku sot ka rrënuar katin e fundit të një objekti në qendër të qytetit.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe drejtori i Urbanizmit, Valon Shefkiu, i cili ka thënë se Komuna e Gjilanit nuk do t’i toleroj në asnjë mënyrë ndërtuesit ilegal.

“Nga java e kaluar ne kemi filluar me rrënimin e ndërtimeve pa leje, siç ishte rasti i objektit në rrugën Gjilan-Bujanoc, i cili ishte me destinim për motel, ndërkaq sot e kemi rrënuar katin e fundit të objektit në qendër të qytetit, pasi janë tejkaluar kushtet e ndërtimit që janë lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit. Do të ketë zero tolerancë ndaj atyre që ndërtojnë ilegalisht. Aksioni do të vazhdoj edhe në ditët në vazhdim me rrënimin e disa objekteve tjera”, ka thënë Shefkiu.

Hidromorava

Shefkiu tha se ka pasur raste kur është ka filluar të ndërtohen objekte pa leje, por pas inpektimit të inspektorëve të ndërtimit, është ndalur puna dhe menjëherë kanë aplikuar dhe janë pajisur me dokumentacionin e domosdoshëm.

Drejtori i Urbanizmit në Gjilan ka pohuar se vitin e kaluar Drejtoria e Urbanizmit ka inkasuar afro 1 milion euro nga sektori i lejeve të ndërtimit, ndërsa konfirmoi edhe sivjet gjendja me inkasim është jashtëzakonisht e mirë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.