United Hospital

Lutfi Haziri: E përkujtojmë me krenari veprën e madhe heroike të Agim Rashitit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në vigjilje të 28-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Agim Rashiti, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka bërë sot homazhe tek busti i tij, në vendin e rënies në oborrin e spitalit të përgjithshëm, ku të pranishëm ishin edhe familjarët e heroit dhe personeli shëndetësor, të cilët ishin pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1989.

“Në vigjilje të përvjetorit të madh të rënies heroike, të Agim Rashiti, ne e përkujtojmë me krenari veprën e madhe të tij, që është pasuar edhe me rënien heroike të Reshat Ymerit dhe shumë burrave e grave të Gjilanit në lëvizjet të mëdha të fundviteve të 80-ta, të cilët janë kryengritur për të luftuar padrejtësinë e kohës”, ka thënë kreu i Gjilanit Lutfi Haziri.

Ai tha se ky vit i madh i Idriz Seferit lidhet me emrin e çdo atdhetari dhe çdo familje të këtyre atdhetarëve.

Mobi Casa

“Ne po hyjmë në fazën e përkujtimit të masakrave të Gjilanit, siç është Llashtica, Zhegra, Llovca dhe vendbanimet tjera, ku qytetarët e pafajshëm e kanë paguar në mënyrën më të ashpër dhe me sakrificën më të madhe sublime lirinë e Kosovës. Ky vit i madh i Idriz Seferit lidhet me emrin e çdo atdhetari dhe çdo familje të këtyre atdhetarëve dhe njerëzve të mëdhenj, të cilët për lirinë e vendit nuk kursyen as jetën”, tha Haziri

Në emër të familjes ka folur asambleisti i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Nevzat Rushiti, i ka falënderuar kryetarin Haziri dhe të gjithë pjesëmarrësit, të cilët e nderuan jetën dhe veprën e dëshmorit.

“I falënderoj të gjithë për respektin që po e tregojnë për veprën heroike të Agim Rashitit, për atë lëvizje të madhe të fundviteve 80-ta, e cila e vuri bazamentin e lirisë së sotme”, është shprehur Rushiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.