ARKATANA

Sallah Sherifi : Vllaznia e Pozheranit gati të bëj histori

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qyteza e Pozheranit së bashku me skuadrën e saj të Ligës së Parë Vllaznia, shumë shpejt mund të shkruan historikun e saj duke u inkuadruar në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Edhe pse tani e 44 vite më herët ishte formuar ky klub, gjatë historikut të saj e përcjellën shumë batica e zbatica por kësaj radhe KF Vllaznia është shumë pranë inkuadrimit në Superligën e Kosovës në futboll.

Për trajnerin e Vllaznisë së Pozheranit, Sallah Sherifi një ëndërr të tillë janë duke e parë të gjithë në klubin e Vllaznisë.
“Lirisht mund të them se jemi një skuadër shumë e kompletuar në të gjitha elementet, së pari në mesin tonë kemi një kryesi shembullore e cila në çdo moment është duke dhënë gjithçka nga vetja për të mirën e klubit, ndërsa në mesin e futbollistëve kemi futbollist mjaft cilësor dhe me shumë të drejt aspiratat tona po shtohen çdo ditë e më tepër, shpresoj se së bashku me kryesinë dhe futbollistët gjerë në sekondat e fundit nuk do të dorëzohemi”.

Skuadra e Vllaznisë pas 19-të javëve renditet në pozitën e tretë me 33 pikë, ndërsa Vllaznimi i Gjakovës renditet në pozitë të dytë me 38 pikë pozitë që shpije direkt në Superligë.

Uji Dea

“Kemi deri në përfundim edhe 11-të javë 6 ndeshje i zhvillojmë si vendës ndërsa 5 si mysafir, kemi një orar të përshtatshëm dhe jemi në formë të mirë, ne nga 7 ndeshjet e fundit kemi pësuar vetëm një gol çka dëshmon se skuadra ynë e meriton inkuadrimin në Superligë”, thekson Sherifi.

Sallah Sherifi i cili për tri vite me mjaft sukses i kishte prirë KF Gjilanit, ndërsa tek skuadra e Vllaznisë ka vetëm synim Superligën.
“Me ndihmën e kryesisë e cila po bën një punë shumë profesionale dhe fondin e futbollistëve që posedojmë gjasat janë shumë reale të shkruajmë historinë me Vllazninë, do të ishte diçka spektakulare që pas 44 vitesh stadiumi “Ibrahim Kurteshi” të bëhet arenë e futbollit, ndërsa i madhe e i vogël në qytezën e Pozheranit mendojnë në këto momente për Vllazninë do të ishte festë që do të mbahej gjatë në mendjen e qytetarëve të Pozheranit”.

Trajneri Sherifi një meritë të veçantë ua dedikon tifo klubit të Vllaznisë “Tigrat” të cilët janë futbollisti i 12-të i Vllaznisë.
“Tifozët tanë “Tigrat” po dëshmojnë se kanë kulturë sportive ata në çdo hap na përcjellin ata janë forca jonë, ndërsa kam thirrje të veçantë për të gjithë qytetarët e Pozheranit që në këto momente të na përkrahin për të bërë ëndrrën e kahmotshme realitet”, ka bërë të ditur Sherifi.

Në javën e 20-të futbollistët e Vllaznisë do të jenë nikoqir të skuadrës së Deçanit. /rajonipress/