Surdulli: Përkrahja për LDK po rritet
Kamenicë – Kreu i LDK-së dhe ish kryetari i Kamenicës Shaip Surdulli në një takim në Karaqevë të Poshtme ka thënë se përkrahja për LDK po rritet vazhdimisht. E vlerësoj lart besimin e bashkëvendësve ndaj meje dhe LDK-së ka shtuar Surdulli.
Nëndega e LDK-së, në Karaçevë të Poshtme mbajti takimin e radhës me strukturat e nëndegës ku diskutuan për organizimin sa më të mirë të nëndegës, problemet dhe sfidat që po ballafaqohen banorët e Karaqevës.
Në tkëtë takim ka marrë pjesë edhe Kryetari i LDK-së z.Shaip Surdulli, i cili vlerësoi besimin e bashkëvendësve ndaj tij dhe LDK-së. “E vlerësoj lart besimin e bashkëvendësve ndaj meje dhe LDK-së” ka shtuar Surdulli./rajonipress/


