Eko Higjiena

Qeveria dyshohet se ka fshehur 300 milionë euro shpenzime

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Qeveria e Kosovës realizon më shumë të hyra dhe bën më shumë shpenzime financiare sesa ato që paraqiten në raportet vjetore të buxhetit nga Ministria e Financave.

Bazuar në të dhënat që ofron Agjencia e Statistikave e Kosovës, Qeveria operon me rreth 300 milionë euro më tepër të holla brenda vitit. Këto mjetë financiare nuk janë të pasqyruara në raportin e shpenzimeve vjetore të hartuar nga Ministria e Financave.

Të dhënat që ofron ASK flasin se nga buxheti i vitit 2012 janë shpenzuar 1 miliard e 806 euro. Ndërsa, ato që janë bërë publike nga Ministria e Financave arrijnë në 1 miliard e 476 euro.

Hidromorava

“Në vitin 2012 totali i shpenzimeve të Qeverisë së përgjithshme ishte 1 miliard e 806.6 milionë euro, prej të cilave shpenzimet rrjedhëse përfaqësuan 65.1 për qind. Konnsumi i ndërmjetëm- blerja e mallrave dhe shërbimeve, paraqet kategorinë më të rëndësishmë të shpenzimeve rrjedhëse. Transferimet rrjedhëse ekonomive shtëpiake pësuan rënie në vitin 2012 krahasuar me vitin 2011”, thuhet në raportin e publikuar nga ASK, shkruan Koha Ditore.

Por, zyrtarë të Ministrisë së Financave, nuk kanë dhënë qëndrim lidhur me publikimin e para disa ditëve nga ASK./Indekosnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.