Eko Higjiena

Ujkani drejt Udineses

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Samir Ujkani mund të rikthehet përsëri në kampionatin elitar në Itali, Serie A. Së fundi për portierin interesim të madh ka shfaqur Udinese, e cila është në kërkim të një portieri, pasi titullari, Zeljko Brkiq është lënduar dhe nuk pritet të rikthehet në fushë deri në janar.

Drejtori sportiv i skuadrës nga ‘Friuli’, Cristiano Xharretto ka deklaruar se portieri kosovar është një alternativ për portën e Udineses për të konkurruar me kroatin, Ivan Kelava.

“Pas lëndimit të Brkiqit, ne jemi në kërkim të një portieri cilësor. Është e vërtet që jemi interesuar për Samir Ujkanin pasi duam që të bëjmë konkurrencë mes tij dhe Kelavas”, deklaroi Xharretto.

Fundamenti

Ujkani është nën kontratë me skuadrën e Palermos e cila ka rënë nga Serie A, ndërsa edicionin e fundit ishte i huazuar te Chievo.

Trajneri i ri i Palermos, Gennaro Gattuso ka deklaruar se ai nuk e ka në planet e tij portierin shqiptar dhe kështu 25-vjeçari duhet të kërkojë skuadër të re.