Uji Dea

Edhe një skandal i Këshillit “Nacional”!

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Sevdail Hyseni- Këshilli “Nacional” i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pas rrëmujës, që shkaktoi rreth drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme, në këtë rajon, me të njëjtin avaz vazhdoi edhe me sektorin joqeveritar, duke dhënë “pëlqime”, për projekte vetëm për ato shoqata, të cilat i shkojnë për lale dhe interesi.

Ministria e Kulturës dhe Informimit e cila, këto ditë, ka bërë publike rezultatet e dy konkurseve për ndarjen e granteve bashkësive etnike në Serbi, ka gjetur pikëmbështetje në pëlqimin e Këshillit “Nacional”, pa kurrfarë kriteriumesh, profesionalizmi dhe korrektësie.

Ne saje të “pëlqimit” të Këshillit “Nacional”, bashkësia shqiptare e Luginës së Preshevës është dëmtuar shumë financiarisht në krahasim me bashkësitë etnike në Serbi.
Në konkursin e parë të kësaj ministria falë pëlqimit të Këshillit “Nacional”, grante kanë fituar: Klubi artistik 100 mijë din., pastaj Shtëpia e Kulturës “Abdullah Presheva” me dy projekte në vlerë prej 100 mijë din, Këshilli për të Drejtat e Njeriut 200 mijë din dhe Agjencia Turistike nga Medvegja me 100 mijë din. duke mos i dhënë pëlqim vetëm Bashkësisë Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, e vetmja e këtij lloji e cila merret me zhvillimin dhe afirmimin e kulturës shqiptare në Luginë të Preshevës.

Nga shuma e përgjithshme ndarjes së grandeve nga Ministria e Kulturës dhe Informimit në vlerë prej 8 milion e 200 mijë din (mbi 80 mijë euro) për pakicat kombëtare në Serbi, shqiptarët kanë fituar vetëm 500 mijë din (afro 5 mijë euro).

Ndërkaq, tragjedia më madhe e “pëlqimeve” të këtij Këshilli (a)nacional, në konkursin tjetër të kësaj Ministrie favorizon një Vizion atraktiv interneti me 470 mijë din, duke anashkaluar të vetmin medium të shkruar revistën javore “Perspektiva” e cila nuk ka pasur konkurrencë në këtë drejtim. Llogaritni nga 18.689,536,oo din (mbi 180 mijë euro) shqiptarët e Luginës kanë fituar vetëm rreth 4 mijë euro, falë “pëlqimit” të Këshillit “Nacional”.

Në mungesë të “pëlqimeve” të Këshillit Nacional, pakicat tjera kanë fituar shumëfishin e mjeteve financiare si: boshnjakët 2.169,342,oo (mbi 20 mijë euro), bullgarët 840,000,oo (mbi 8 mijë euro), romët 4.404.4347 (mbi 40 mijë euro) etj.

Uji Dea

Këshilli “Nacional” me këto veprime ka shkelur me dy këmbë profesionalizimin, të cilin nuk e ka pasur që nga themelimi, ka shkelur kodin etik, duke bërë krim ndaj kulturës dhe informimit shqiptar.

Këshilli “Nacional” i udhëhequr njëanshëm nga Galip Beqiri, kryetar i shpallur “non grata” nga shumica e partive politike shqiptare dhe sektori civil në Luginë, me këto veprime e ka pasuruar me të këqija biografinë e këtij institucioni, duke filluar nga “pëlqimet” famëkeqe për drejtorët e shkollave shqipe, “pëlqimet” për projektet në ministritë përkatëse të Serbisë, për Abetaren pa identitet si dhe për një revistë fantome me emrin “Nacional”.

Këshilli “Nacional” i udhëhequr nga një specie e rrallë e monstrumit njerëzor dhe ca hienave, që i shkojnë nga prapa, dukë zhvatur kërma nga gjahu i tij e kanë sjellë gjendjen e kulturës dhe informimit shqip më keq se në kohën e regjimit diktatorial të Millosheviqit. Për krijesa të tilla, të cilat kanë si ushqim shpirtëror urrejtjen patologjike ndaj atyre, që nuk mendojnë e veprojnë si ata, pat thënë një mendimtar: “Qanë toka për varre!”

Këshilli “Nacional” nga selia ku është vendosur (ish komiteti komunist i Bujanocit) dhe nga kolltuku ku është ngritur i vetëshpalluri kryetar i këtij institucioni gjysmak, Galip Beqiri, i pëlqen shqiptarët e Luginës të zhveshur kombëtarisht, të varfër shpirtërisht dhe të sakatosur materialisht.

Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, kërkon nga institucionet komunale dhe sektori civil, të kërkojnë llogari për veprimet çmendurake të këtij Këshilli “Nacional” dhe klanit të tij mafioz, për t’i dhënë fund manipulimeve të ngritura në emër të popullit shqiptar të Luginës së Preshevës./rajonipress/