Shqiptarët e Luginës kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë
Beograd – Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës gjatë takimit të sotëm me zëvendëskryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, kanë kërkuar që shqiptarëve në Jug të Serbisë t’i gëzojnë të njëjta të drejta sikurse serbët e Kosovës, transmeton KTV.
“Duam të kemi universitet, qasje dhe pjesëmarrje më të madhe në qeveri dhe në institucionet e Serbisë” ka deklaruar Deputeti në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi.
Kurse Galip Beqiri, ka kërkuar nga Qeveria serbe që të mos provokohen me çështjen e lapidarëve, të legalizohen simbolet kombëtare, përmirësim të situatës në arsim, demilitarizim të Luginës së Preshevës nga xhandarmeria serbe e një serë kërkesash të tjera.
Mediet serbe raportojnë se në takim është folur kryesisht për probleme ekonomike, për të cilat Vuçiq është deklaruar se do trajtohen me seriozitet.


