Mesfushori kosovar Erfan Zeneli ka qenë titullar te Helsinki, që në shtëpi mposhti Lahtin me rezultatin 2:1.
Zeneli, në ndeshjen e zhvilluar të hënën në kuadër të xhiros së 17-të të kampionatit finlandez, luajti deri në minutën e 67-të. Helsinki është lider me 33 pikë.