Lëvizja Qytetare “Vatra” themelon degën e saj në Kamenicë
Kamenicë – Koordinator i kësaj dege u zgjodh profesor Pajazit Nuredini që jeton dhe vepron në Kamenicë.
Pajazit Nuredini është aktivist i hershëm në shërbim të kauzës shqiptare me shumë aktivitete sensibilizuese dhe veprimtari patriotike për kombin dhe traditën shqiptare.
Pajazit Nuredini është aktivist në shumë shoqata për të drejtat e njeriut dhe njeri me vlera dhe virtyte të larta.
Kushtrim Kadriu e falënderojë z.Nuredinin për angazhimin, gatishmërinë dhe vullnetarizmin e ofruar, për të kontribuar në kauzën e përbashkët të shqiptarëve të dëbuar nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Kadriu i uroi suksese Pajazitit duke nënvizuar se shqiptarët nga Lugina kanë nevojë për përfaqësim seriozë, të sinqertë e të ndershëm./rajonipress/


