Fundamenti

Shqiptarët e Luginës skeptikë se do t’u përmirësohet pozita në Serbi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Preshevë – Dështimet në përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës, përkundër përpjekjeve të disahershme të faktorit ndërkombëtarë, për ndërmjetësim në Qeverinë e Serbisë, po ndikojnë në thellimin e pesimizmit ndër shqiptarët e kësaj zone për arritjen e rezultateve konkrete, përkundër rinisjes së këtij procesi ditë më parë.

Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, është shprehur skeptik për suksesin e këtij procesi duke pas parasysh gjendjen nëpër të cilën po kalon Serbia, si dhe divergjencat e theksuara në mes vetë faktorit politik shqiptar në Luginë.

Uji Dea

Sipas të parit të Këshillit të Drejtave të Njeriut në Luginë, Belgzim Kamberi, raporton rtk, në këtë proces e rëndësishme është prekja e çështjeve reale dhe problemeve parësore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe jo kamuflimi i tyre, përmes procesit negociues.

Përpjekjet për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përmes procesit negociues nuk janë ndalur asnjëherë që nga viti 2001. Mirëpo, rezultatet konkrete, përkundër zotimeve të qeveritarëve serb para faktorit ndërkombëtarë vazhdojnë të jenë të mangëta.