Mobi Casa

Ndryshohet Statuti i Preshevës dhe ndërmarrjeve publike

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kuvendi Komunal i Preshevës ka mbajtur sot seancën e rregullt se cila është e VI-ta për këtë vit. Kjo seance ishte thirrur kryesisht për ndryshimin e disa neneve të Statutit të Komunës dhe NP “Moravica” e NIP “Presheva”, për t’i harmonizuar me ligjet që kanë pësuar ndryshime në nivel republikan për ndërmarrjet publike.

Në fillim të seancës sidomos në pikën e parë këshilltarët e opozitës kishin vërejtje se ndryshimet nuk po bëhen në kuadër të ligjeve dhe paralajmëruan se ato nuk do ti votojnë, duke menduar fillimisht ndryshimi Statutit të komunës kërkon 2/3 e votave të këshilltarëve, dhe do të bllokojnë këtë gjë.

Por edhe kur u sqarua kjo gjë se nuk kërkohen 2/3 e votave opozita akuzoi se nuk është konsultuar për asgjë për nenet që ndryshojnë në Statut. Pas saj ndryshuan edhe statutet e ndërmarrjeve publike ku themelues është Kuvendi Komunal transmeton RTP.

FIDANISHTJA

NP “Moravica” dhe NIP “Presheva” me ndryshimin e Statutit nuk do të kenë më Këshilla Drejtues, por Këshilla Mbikëqyrës, ndërsa zgjedhjen e drejtorëve me ligjin e ri e bënë përsëri Kuvendi Komunal por me propozim të Komisionit për konkurs publik.

Po në këtë seancë janë emëruar anëtarët e Këshillit të Shkollës “Zenel Ajdini” të fshatit Raincë. Pasi që koalicioni udhëheqës i pushtetit lokal i pranoi të propozuarit për anëtarë të Këshillit të Shkollës nga ana e Këshillit Nacional, këtë pastaj e votuan edhe këshilltarët e opozitës.

Për seancën e sotme kanë qenë të parapara 10 pika por atyre iu shtuan edhe 3 pika të tjera, ku u zgjodhën anëtarët e këshillave mbikëqyrës të po këtyre ndërmarrjeve./Titulli.com/