Eko Higjiena

Familjarët e deputetëve në PTK, KEK…

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndërmarrjet Publike (NP) të cilat shpeshherë janë cilësuar si ‘çerdhe’ të korrupsionit janë më të kërkuarat nga disa deputetë të Kuvendit të Kosovës për të punësuar familjar të tyre.

Pagat në këto ndërmarrje janë ndër më të lartat në vend, ku disa nga familjarët e deputetëve përfitojnë paga mujore në vlerë prej mbi 1500 eurove. Deputetet janë kujdesur që kryesisht gratë e tyre t’i ‘rehatojnë’ në këto ndërmarrje dhe institucione tjera shtetërore.

Hidromorava

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi e ka të punësuar gruan në Ndërmarrjen Publike Banesore, ku merr pagë mujore prej 640 eurove. Edhe bashkëpartiaku i Krasniqit, deputeti Bekim Haxhiu, i njohur me nofkën “Kamishi”, e ka të punësuar gruan në PTK, ku merr si pagë vjetore prej 11,800 euro. Deputeti tjetër nga PDK, Latif Gashi ka të punësuar djalin në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Fadil Demaku ka të punësuar bashkëshorten në PTK, ku merr pagë vjetore prej 13,500 eurove. Edhe partiakja tjetër nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka të punësuar bashkëshortin në PTK me pagë vjetore prej 19,860 euro. Përveç PTK-së për deputetë ‘joshëse’ për të punuar mbetet edhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.