Gjiganti nga Serie A transferon Rashicën
Milot Rashica, mesfushori i Kosovës dhe Vitesses, gjatë verës mund të transferohet në Napoli.
Sipas Corriere dello Sport, drejtuesit e Napolit kanë shfaqur interesim për mesfushorin vushtrrias, Milot Rashicën.
Ekipi nga Serie A e sheh yllin e Kosovës si pasardhës të José Callejónit, i cili mund të largohet nga skuadra në fund të sezonit, përcjell Express.
Rashica, i cili po shkëlqen në Holandë, ka kontratë me Vitessesn deri në verën e viti 2020, përcjell Express.
Por, sipas Corriere dello Sport, ish anëtari i Vushtrrisë është i etur ta sprovoj vetën në një ligë dhe ekip më të fortë sesa Vitesse. /Express/


