Fundamenti

Haziri: Idriz Seferi meriton t’i kushtojmë dekada për kryengritjen e tij për ta bërë Shqipërinë

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, në Gjilan ka nisur tribuna shkencore për nderë të 170 vjetorit të lindjes dhe 90 vjetorit të vdekjes së heroit të kombit, Idriz Seferi me temën “Idriz Seferi një jetë për Shqipërinë 1847-1927”, të cilën e ka organizuar Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”.

Pos institucioneve lokale, në këtë ngjarje ishte e pranishme edhe familje e heroit Idriz Seferi, studiues, historianë, e profesorë nga Kosova e Shqipëria.

Në hapjen e kësaj tribune, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri tha se Idriz Seferi meriton t’i kushtojmë dekada për kryengritjen e tij të madhe për ta bërë Shqipërinë.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që e kemi mbështetur këtë tribunë, e cila është në kuadër të shënimit të kalendarit për vitin 2017, që lidhet me emrin e Idriz Seferit. 2017-ta është vit i Idriz Seferit, por atij i takojnë edhe dekadat sepse ka bërë Epope dhe kryengrtije të madhe për ta bërë Shqipërinë. Ky përvjetor i madh i lindjes dhe i vdekjes, na bashkon të gjithëve për ta zbardhur rolin e tij në historinë për bërjen e Shqipërisë, të kryengritjes së Karadakut, luftëtarëve të tij, Gollakut, e Moravës e Kosovës, për ta marrë detyrën më të rëndë që e kishte, çlirimin e kryeqytetit të Vilajetit të Kosovës, Shkupi”, ka deklaruar në fjalën e tij, kreu i Gjilanit.

Haziri tha se ne jetojmë edhe me legjendën e Idriz Seferit, për dallim nga bashkëpatriotët në Prizren, Tiranë, Durrës, Vlorë apo Skrapar, sepse ne kemi jetuar në afërsi të tij fizikisht dhe gjeografikisht.
“Gjyshërit tanë kanë qenë bashkëluftëtarë të tij dhe të cilët janë dënuar bashkë me të dhe kanë vuajtur edhe okupimin e rëndë të luftërave të kohës dhe në fund kanë qenë edhe jesirë (rob), të burgosur dhe janë ndarë nga kjo jetë me mallin për Shqipërinë. Kjo legjendë, neve na bënë edhe të obligueshëm që vepra e tij të zbardhet deri në fund”, ka theksuar kryetari Haziri.

UBT

Ai e ka vlerësuar si hap të mirë të Shoqatës së Historianëve organizimin e kësaj tribune, ndërkaq u ka rikonfirmuar se Komuna e Gjilanit do të financoj çdo detaj të kësaj kryengritje, të cilën e nxjerrin në dritë njerëzit e letrave, shkrimtarët, poetët, studiuesit etj.
Haziri tha në fund se nga kjo kryengritje nuk ndahet në asnjë mënyrë roli i shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Kjo padrejtësi, e cila nuk është zgjidhur deri në fund, nuk e i lë rahat asnjëherë eshtrat e Idriz Seferit dhe bashkëluftëtarëve të tij”, tha Haziri.

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Fehmi Rexhepi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen në organizimin e kësaj tribune të rëndësishme, duke thënë se “historia është mësuesja e jetës dhe ndriçuesja e të kaluarës”.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit në kalendarin e saj për këtë vit ka paraparë aktivitete të vazhdueshme për çdo muaj, të cilat i kushtohen heroit, përfshirë edhe zhvarrosjen e eshtrave në Varrezat e Dëshmorëve, ndërkaq më 28 nëntor do të përfundojnë aktivitetet në mënyrë solemne me vënien e shtatores së madhe të tij në qendër të qytetit.

Në këtë tribunë shkencore do të paraqiten me kumtesa 19 historianë e studiues nga Kosova e Shqipëria, me qëllim të pasqyrimit të personalitetit dhe veprimtarisë së Idriz Seferit në të gjitha dimensionet politike, ushtarake, shoqërore, kulturore, arsimore, historike dhe historiografike./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.