Fundamenti

KB Drita kampion të Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Tashmë nga puna e mirë ekipore dhe ana profesionale e treguar KB Drita edhe këtë vit shpallen Kampionë të Kosovës në kategorinë U-16 dhe nën kampionë në atë U-18 në garat e organizuara nga FBK-ja.

Klubi i basketbollit “DRITA” vajzat, nën udhëheqjen e kryetrajnerit Afrim Selimi edhe këtë vit vazhduan të tregojnë se vërtetë në këtë klub bëhet punë e mirë ku talenti dhe dashuria për këtë lojë nuk mungojnë.

Tashmë nga puna e mirë ekipore dhe ana profesionale e treguar KB Drita edhe këtë vit shpallen Kampionë të Kosovës në kategorinë U-16 dhe nën kampionë në atë U-18 në garat e organizuara nga FBK-ja.

Uji Dea

Kryetrajneri Selimi tha për rajonipress se kanë dëshmuar lojë mjaftë të mirë e të fortë e të pjekur , ku u dalluan lojtaret , Lenda Ramadani, Adelina Ahmeti dhe ardhmëria e basketbollit femëror të Kosovës Sara Sermaxhaj e cila edhe u shpall si lojtarja më e mirë në kategorinë U-16.

Selimi mendon se fitorja u ka takuar të gjithëve lojtareve të cilat kanë dhënë maksimumin që të shkëlqejnë dhe të kthehen me trofe në Gjilan /rajonipress/