Uji Dea

Mustafa: Ushtria duhet të bëhet, por duke iu qëndruar besnik ndërkombëtarëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i LDK-së, ka mbajtur një fjalim në Prizren, ku u shënua 27 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.Isa Mustafa tha se përkundër se në koalicion janë me Partinë Demokratike të Kosovës, Kosova është qeverisur mirë dhe se kjo qeveri është duke e zhvilluar vendin, njofton Klan Kosova.

Edhe Mustafa ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri.

Tha se themelimi i ushtrisë duhet të bëhet, por duke iu qëndruar besnikë marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtar, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO.

Kryeministri s’e ka lënë pa e përmendur edhe Demarkacionin.

Uji Dea

Ai pohoi se marrëveshja për vijën kufitare me Malin e Zi po shtyhet për qëllime politike – që më pas dikush ta votojë të njëjtën marrëveshje dhe t’i marrë meritat.

Ai foli edhe për çështjet identitare të kosovarëve.

Deklaroi se himni i Kosovës dhe flamuri duhet të duhen e respektohen, sepse për këtë është luftuar dhe me to është shpallur pavarësia e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.