Hidromorava

Kuqi kërkon dëmshpërblim nga Atromitos

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Skuadra greke, Atromitos si duket nuk do ta ketë të lehtë të ndahet me Njazi Kuqin. Ky i fundit ka edhe një vit kontratë me klubin, derisa trajneri Georgios Paraschos nuk e ka përfshirë në planet e tij për sezonin e ri.

Drejtuesit e klubit grek ditë më parë janë takuar në Athinë me sulmuesin kosovar edhe menaxherin e tij, për ta shkëputur bashkëpunimin.

Por, sipas medieve greke reprezentuesi i Finlandës ka kërkuar nga Atromitos t’ia paguaj dëmshpërblimin nëse dëshiron ta shkëpusin kontratën.

Uji Dea

“Sulmuesi 30 vjeçar nuk duket i gatshëm për të lënë ekipin nga Peristeri, pa i paguar shumën e plotë të kontratës së tij, e cila skadon më 30 korrik të vitit 2014”, shkruan uebfaqja greke, ‘sport-fm.gr’

Kuqi ishte transferuar në Atromitos vitin e kaluar nga ekipi tjetër grek Panionios. Ai ka zhvilluar 20 ndeshje dhe ka realizuar vetëm një gol.(express)