FIDANISHTJA

Bashkësia Islame në Kamenicë do të bëhet me objekt të Administratës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Kuvendi Komunal i Kamenicës me kërkesë të këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë ka marrë vendim që të ndajë një parcelë në shfrytëzim për ndërtimin e objektit të Administratës së këtij këshilli.

Ka filluar të rrënohet objekti i vjetër dhe të bëhet pastrimi i kësaj parcele që të bëhet gati për fillimin e objektit të ri që do të shërbejë për kryerjen e shërbimeve fetare të Këshillit të Bashkësisë Islame.

Kryetari i Komunës Begzad Sinani me bashkëpunëtorë, kryetarin ef. Bejtullah Hashani dhe anëtarët e KBI – së ka vizituar fillimin e punimeve, kryetari Sinani tha se ka qenë një kërkesë disavjeçare e Bashkësisë Islame në Kamenicë dhe ne po e realizojmë uroj që shpejt të përfundoj edhe objekti dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë do të kenë vendin dhe hapësirën ku do të kryejnë shërbimet fetare ndaj qytetarëve që deri ju ka munguar edhe pse shërbimet fetare janë kryer në mënyrë të rregullt nga imamët, ne kemi pas një bashkëpunim shumë të mirë me KBI – në Kamenicë dhe do të edhe në të ardhmen tha kryetari Sinani “.

UBT

Ne saje të punëve dhe angazhimit të pa reshtur përgjatë vitit që kaluam, dhe këtij fillim viti. Me vullnetin e Zotit të Madhëruar, si dhe me mbështetjen e pa rezervë të Kreut të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiut tonë të çmuar, Naim Ef Tërnava, dhe stafit të tij, e të kryesisë së BIRK-ut, kryetarit, Sinani dhe drejtorëve të drejtorive të komunës tonë arritëm që t’i japim fund pritjes shumëvjeçare të fillimit të ndërtimit të selisë së Bashkësisë Islame në Kamenicë, duke kurorëzuar të gjitha hallkat për ndërtimin e këtij objekti gjigant, duke uruar qytetarëve të Kamenicës për këtë bukuroshe, që do t`i dhuroje qytetit një pamje plotësuese, në të cilën do të zhvillojmë së bashku aktivitete të ndryshme, të organizmit të jetës fetare e kombëtare në komunën tonë, Urime e gëzofshim bashkërisht tha Kryetari i Bashkësisë Islame në Kamenicë Bejtullah Ef Hashani.

Kuvendi Komunal ka marrë vendim edhe për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për bashkësitë fetare dhe pritet që gjatë muajit prill të fillon së implementuari ku qytetarëve do të ju mundësohet një shërbim i munguar deri tani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.