ARKATANA

Për arsimin paralel nuk diskutohet në Bruksel

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Një libër me germa cirilikë, e mban në dorë vogëlushi me emrin Lazar. Ai mëson në shkollën fillore “Sveti Sava”, në Fushë Kosovë, ku mësojnë kryesisht fëmijë të komunitetit serb dhe më pak nga komuniteti rom

Lazar nuk ka edhe aq shumë mundësi të shoqërohet me nxënësit e komunitetit shumicë, pasi shkolla ku ai mëson është tërësisht e ndarë nga shkollat ku mësojnë nxënësit shqiptarë.

FIDANISHTJA

Historia që mëson Lazar, ndryshon me historinë që mësojnë nxënësit shqiptarë, ndonëse janë të një moshe dhe mësojnë për të njëjtën ngjarje historike.

Në librat e Lazarit thuhet se Kosova është krahinë e Serbisë. Madje, termit Kosova, i shtohet edhe prapashtesa Metohija (Tribuna).